Përgjimet e Habilaj - Tahiri bashkojn opozitën shqiptare, kërkojnë largimin e kryeministrit Rama

Tiranë, 18 tetor 2017 (MIA) - Dalja në dritë e përgjimeve të drogës së grupit të Habilajve, në të cilat implikohej edhe ish-Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Saimir Tahiri ka zyrtarizuar krijimin e frontit të përbashkët opozitar kundër krimit, njofton "Oranews".
Përfaqësuesit më të lartë të dy partive më të mëdha opozitare shqiptare PD dhe LSI dhe partive të tjera parlamentare aleate të PD zhvilluan sot një tryezë takimi pas të cilës dolën në një deklaratë të përbashkët e cila në themel ka një kërkesë të vetme, largimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
"Kriminalizimi i zgjedhjeve të 25 qershorit përmes parave të drogës dhe përfshirjes së kriminelëve dhe bandave është provuar tërësisht me faktet tronditëse të ditëve të fundit të cilat janë asgjësuese dhe pa asnjë ekuivok. Demokracia në Shqipëri ndodhet në një moment kritik dhe në një udhëkryq tepër të rrezikshëm pasi qeveria është bërë frymëzuese dhe mbështetëse kryesore e trafiqeve dhe veprimtarisë kriminale duke tronditur nga themelet sigurinë individuale të çdo qytetari dhe të shtetit në tërësi", thuhet në këtë deklaratë.
Partitë opozitare shqiptare në deklaratën e tyre kanë theksuar se ky moment shumë i vështirë që po kalon vendi i ka imponuar për Krijimin e një Fronti të Përbashkët Opozitar kundër Krimit me gjithë partitë politike, që kanë vetëdije për rrezikun madhor që sipas tyre po kalon Shqipëria.
"Jemi të bindur se drejtuesi dhe përgjegjësi kryesor i lidhjeve të krimit të narko trafiqeve me kupolën e artë të shtetit dhe përfaqësuesi kryesor i interesave të oligarkisë dhe të korrupsionit është kryeministri Edi Rama. Ky Front kërkon largimin e kryeministrit nga drejtimi i qeverisë si përgjegjësi kryesor i lidhjeve të krimit me kupolën qeverisëse”, thuhet në reagim.
Më herët, kryetar i Grupit Parlamentar të partisë qeveritare PS,Taulant Balla mblodhi grupin parlamentar tek Kryesia e Kuvendit.
Në një përmbledhje të përgjimeve të kryera në 16 dhjetor të viti 2013, mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, një tjetër anëtar i organizatës, hetuesit shkruajnë se “të dy flasin për një njeri të pushtetshëm me emrin Sajmir Tahiri (deputet në Shqipëri), njeri politik.
Në një bisedë tjetër të së njëjtës ditë, përmendet fakti se kanë blerë bizhuteri të shtrenjta disa mijëra eurosh “për gruan dhe nënën e Saimirit”.
Ndërsa në përgjimet e datës 2 mars 2014, sërish mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, të dy janë duke bërë llogaritë e shpenzimeve dhe pagesave që duhet të kryejnë, kur thonë mes të tjerash se "30 mijë euro duhet t’ia japin Sajmirit".
Në një prononcim për mediat ish.minisstri i Brendshëm shqiptar, Sajmir Tahiri dje pasdite, deklaroi se do të kërkojë nga Prokuroria të hetojë dhe verifikojë gjithçka rreth tij dhe punës së tij.
"Dy kriminelët që janë kushërinj të mi të shkallës së dhjetë, janë arrestuar për trafik droge dhe siç është bërë publike, pa hezituar të përdorin dhe emrin tim. Sigurisht kriminelë që përdorin emra politikanësh dhe ministrash, për tu mburrur me njëri tjetrin në dobi të fitimeve të paligjshme, ka pa fund dhe unë nuk jam as i pari dhe as i fundit", është shprehur Tahiri.
Ai njëherit mohoi të ketë pasur lidhje me rastin Habilajt.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail