"Novosti": Agjentë të huaj po veprojnë në mënyrë të përforcuar në Serbi në disa drejtime

Beograd, 16 nëntor 2017 (MIA) - Shërbime zbuluese të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe përforcojnë praninë në Serbi dhe atë përmes agjentëve të Maqedonisë dhe Kroacisë, kumtoi gazeta "Novosti" duke iu referuar burimeve në shërbimet e zbulimit.
gazeta thekson se ministri i Punëve të Brendshme dhe sekretar i Këshillit për mbrojtje nacionale, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se shërbime të huaja në Serbi i kanë përforcuar aktivitetet.
Sipas mediumit, i cili i referohet burimeve zbuluese, presioni politik i Perëndimit për çështjen e Kosovës ka marrë bazë të fuqishme edhe në terrenin e zbulimit.
"Është regjistruar veprim i faktorit të huaj kahëzuar drejt strukturave relevante - ASHAS dhe KOS, që ka për qëllim jounitetin për temën më të madhe nacionale për të cilën ka filluar dialog i gjerë", thekson gazeta.
"Novosti" shkruan se në "pakon e pritjeve të SHBA-së" janë që Beogradi të pranojë ambicie të Millorad Dodik për pavarësi të Republikës Sërbska dhe në atë fushë është regjistruar punë me qëllim të minimit të marrëdhënieve të Serbisë me RS-në.
Në fokus të interesimit të agjentëve është edhe bashkëpunimi me Federatën ruse në sferën ekonomike-energjetike dhe të sigurimit ushtarak. Në rend të parë fokusi i zbuluesve kroatë është dërgesa e gjashtë MiG-29 nga Moska.
"Gjatë disa muajve të kaluar janë vërejtur tentime për t'u dobësuar bashkëpunimi i Serbisë me Kinën për projekte infrastrukturore. Për atë në Beograd u interesua edhe zbuluesi i parë i Kinës, Meng Xhijangxhu gjatë vizitës së kohëmëparshme në vendin tonë", thekson bashkëbiseduesi i gazetës.
Krahas asaj, zbulues britanikë dhe amerikanë po tregojnë interesim edhe për bashkimin e mundshëm të opozitës para zgjedhjeve beogradase.
"Sipas të dhënave jozyrtare, në Serbi veprojnë 55 shërbime të huaja për siguri nga 40 shtete. Me këto shtete agjencitë tona bashkëpunojnë, por ka edhe agjentë të cilët punojnë edhe diçka tjetër dhe shërbimet tona këtë e zbulojnë dhe ndjekin", thekson gazeta.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail