Në Prishtinë po rinumërohet, fitorja e Ahmetit në pikëpyetje

Prishtinë, 23 nëntor 2017 (MIA) - Në bazë të vendimit të institucioneve kompetente gjyqësore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës vendosi të bëjë rinumërim të votave nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Prishtinë, Prizren, Rahovec dhe Dragash.
Me këtë vendim të KQ-së vihet në pikëpyetje fitorja e kandidatit të Lëvizjes "Vetëvendosja" Shpend Ahmeti, i cili në këtë funksion ishte edhe gjatë katër viteve të kaluara.
Ai të dielën në mbrëmje shpalli fitore dhe të njëjtën e kremtoi në shesh në Prishtinë, duke premtuar vazhdim të projekteve të filluara dhe realizim të projekteve të reja.
Ahmeti fitoi 230 vota më shumë përkundër kundër-kandidatit të tij Arben Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Lëvizja "Vetëvendosja" vendimin e KQZ-së e konsideron për manipulim me vullnetin e banorëve dhe paralajmëroi mbikëqyrje maksimale gjatë rinumërimit. Partia është e bindur se fitorja sërish do të jetë e tyre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail