Deputetëve të Vetëvendosjes Kurti, Haxhiu dhe Kadaj-Bujupi u jepet një muaj paraburgim

Prishtinë, 24 nëntor 2017 (MIA) - Deputetët e lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj - Bujupi, janë arrestuar sot teksa po hynin në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe janë dërguar menjëherë për në qelitë e paraburgimit.
Tre deputetëve siç raporton KTV, u është komunikuar menjëherë masa e arrestit prej 30 ditësh.

Albin Kurti, u arrestua nga Policia e Kosovës pas urdhërarrestit të lëshuar për hedhjen e gazit lotsjellës. Ai është prangosur teksa po hynte në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Dhe dy deputetet e tjera Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj- Bujupi është lëshuar urdhërarresti pasi munguan në Gjykatë për çështjen e hedhjes së gazit.

Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar dhe vendimi është dhënë nga gjykatësi i Themelores në Prishtinë, Beqir KAlludra.

Policia e Kosovës i ka hedhur gaz lotsjellës deputetëve të Vetëvendosjes, që kundërshtuan arrestimin e kolegëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail