Turqia me paralajmërim para njohjes së paralajmëruar të Jerusalemit për kryeqendër të Izraelit

Stamboll, 4 dhjetor 2017 (MIA) - Një përfaqësues i lartë i Qeverisë turke sot paralajmëroi "katastrofë të madhe" nëse SHBA-ja e njeh Jerusalemin si kryeqendër izraelite krahas paralajmërimeve nga bota arabe.
"Nëse statusi momental i Jerusalemit ndryshohet dhe ndërmerren masa të ndryshme kjo do të jetë katastrofë e madhe. Kjo tërësisht do ta shkatërroj procesin e brishtë paqësor në rajon dhe do të çojë drejt përleshjeve dhe trazirave të reja ", deklaroi zëvendëskryeministri turk Bekir Bozdag në një konferencë për media.
Statusi i Jerusalemit është një nga çështjet më kontestuese të përleshjes afatgjate izraelito-palestineze.
Presidenti amerikan Donald Tramp gjatë kësaj jave duhet të sjell vendim nëse do ta njohë Jerusalemin si kryeqendër izraelite.
Pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare mes të cilave edhe SHBA-ja dhe Turqia, nuk e njohin Jerusalemin zyrtarisht si kryeqendër izraelite, duke insistuar që kjo çështje mund të zgjidhet përmes negociatave për statusin përfundimtar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail