Qeveria shqiptare kërkoi ndihmë nga bashkësia afariste

Tiranë, 6 dhjetor 2017 (MIA) - Qeveria shqiptare apeloi deri te bashkësia afariste nga vendi që të japë mbështetje, resurse dhe ndihmë konkrete humanitare për banorët e goditur nga përmbytjet nga fundjava e kaluar.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj dhe ministrja e Mbrojtjes së Sipërmarrjes Donila Qato, këtë e kërkuan në takimin me përfaqësuesit udhëheqës të bashkësisë afariste nga e gjithë Shqipëria.
Duke kërkuar nga bashkësia afariste që të inkuadrohet drejt përpjekjeve të qeverisë që të sigurojë ndihmë humanitare dhe ndihmë tjetër për banorët e goditur nga përmbytjet, të dy ministrat, deklaruan se në vijim është vlerësimi i humbjeve nga përmbytjet dhe konfirmimi i mjeteve në emër kompensim për amvisëritë e goditura dhe hapësirat afariste.
"Nga sot, ekipet realizojnë inspektime terreni që të vlerësojnë se sa janë dëmet nga përmbytjet, por është e domosdoshme mbështetje e bashkësisë afariste përmes sigurimit të ndihmës në ushqim, ujë dhe veshje", tha Qato.
Ministri Ahmetaj, nuk dëshiroi të manipulojë me atë se sa dëme janë shkaktuar nga përmbytjet, vetëm tha se përmbytjet para dy viteve kanë shkaktuar dëm prej 5 milionë euro.
Reshjet e rrëmbyeshme dhe intensive disaditore javën e kaluar shkaktuan përmbytje pothuajse në gjithë vendin, por më shumë është goditur pjesa jugore e Shqipërisë.
Me përmirësim të gjendjes së motit nga e diela në mbrëmje, lumenjtë e ardhur u tërhoqën nga shtretërit, me aparaturë adekuate po tërheqin ujë nga shtëpitë e përmbytura dhe ngadalë jeta po kthehet në normalitet.
Kompetentët konfirmojnë se më shumë se 80 për qind e familjeve të evakuuara tanimë janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre. Por, ka ende shumë për t'u bërë që të sanohen të gjitha dëmet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail