Takim Borisov - Bërnabiq në Sofje

Sofje, 7 dhjetor 2017 (MIA) - Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, e cila qëndron për vizitë dyditore pune në Bullgari, sot do të takohet me kolegun bullgar Bojko Borisov, me të cilin do të bisedojë për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.
Siç kumtoi pres-shërbimi i Qeverisë serbe, theks në bisedimet do të vendoset në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike të dy vendeve.
Pas takimit me Borisovin, Bërnabiq do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare "Integrime më të fuqishme rajonale të Ballkanit", së bashku me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Tregtisë së BeH-së, Mirko Sharoviq, si dhe me eurokomisarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail