Mali i Zi me kod ndërkombëtar për gjuhën malazeze

Podgoricë, 12 dhjetor 2017 (MIA) - Mali i Zi fitoi kod ndërkombëtar për gjuhën malazeze në suaza të standardit ndërkombëtar ISO 639. Kodi për gjuhën malazeze do të jetë CNR.
Vendimi është marrë nga Komiteti i bashkuar këshillëdhënës për kodifikim të gjuhës, me seli në Bibliotekën e kongresit në Uashington.

Komiteti nga Uashingtoni jo vetëm që e pranoi ekzistimin e gjuhës malazeze por edhe konfirmoi se gjuha malazeze nuk është variant i gjuhës serbe, siç mendohej paraprakisht. Do të thotë, ai ka tipare dalluese linguistike, theksoi drejtori i Bibliotekës kombëtare të Malit të Zi "Gjurgje Cërnojeviq" nga Cetinje, Bogiq Rakoçeviq.
Kodi i gjuhës malazeze do të jetë CNR, në gjuhën angleze "montenegrian", në gjuhën franceze montenegri" , ndërsa origjinal "cërnogorski jezik" në alfabetin latin dhe cirilik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail