SHBA: Nuk e bllokojmë asnjë iniciativë të Rusisë nëse e shfuqizoni Specialen

Prishtinë, 5 janar 2018 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përcjellë alarmin tek autoritetet e Kosovës se mund të vihet në funksion "Plani B" për formimin e Gjykatës Speciale, i cili ishte përmendur edhe dy vjet më parë, kur autoritetet refuzonin të jepnin votën pro saj.

Mesazhi është përcjellë nga ushtruesi i detyrës së ambasadorit amerikan në Prishtinë, Stiven Benks, shkruan sot Koha Ditore.

Burime të gazetës në Zyrën e kryeministrit të Kosovës kanë treguar dje, se Banks ka zhvilluar këtë javë disa takime me krerët e institucioneve, të cilëve ua ka rikujtuar pasojat që do t’i pësonte Kosova nga shfuqizimi i Ligjit për Specialen.

"Ushtruesi i detyrës së ambasadorit amerikan në Prishtinë, Benks, ka takuar dje në mesditë kryeministrin Haradinaj, të cilit ia ka bërë të qartë pasojat që do të kishte shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale. Troç i ka thënë se, në Këshillin e Sigurimit, Shtetet e Bashkuara nuk do të bllokojnë asnjë iniciativë të Rusisë që lidhet me krijimin e një gjykate të ngjashme", ka thënë ky burim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail