Kosovarët masivisht "pro" demarkacionit, "jo" për shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Prishtinë, 8 janar 2018 (MIA) - Mijëra qytetarë të Kosovës kanë shprehur qartas qëndrimin e tyre ndaj dy prej temave më të nxehta në vend të kohëve të fundit: për Demarkacionin e kufirit të vendit me Malin e Zi, që po mban peng liberalizimin e vizave nga ana e Bashkimit Evropian, dhe për shfuqizimin e mundshëm të Gjykatës Speciale, që do të merret me krimet e supozuara të luftës në vend.
Për vetëm 24 orë plot 11 mijë nënshkrime të qytetarëve të vendit janë grumbulluar në një peticion në internet me anë të të cilit kërkohet nga Kuvendi i Kosovës që Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi të ratifikohet, dhe që iniciativat për rrëzimin e Gjykatës Speciale të mos kalohen.
I nisur nga drejtori i Gazetës Ekspres, Berat Buzhala, peticioni PO demarkacionit, dhe JO anulimit të Gjykatës Speciale, ka ngjallur entuziazëm të madh.
Për disa orë, pas hapjes së tij, ky peticion është nënshkruar, përveç nga qytetarët e thjeshtë, edhe nga zyrtarë dhe ish-zyrtarë shtetërorë - përfshirë deputetët aktualë të Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda dhe Milaim Zeka, ish-ministri i Brendshëm, Skender Hyseni dhe deputetja Doruntinë Maloku.
Peticioni ka zënë vend edhe në pjesën më të madhe të medieve në vend, të cilat kanë raportuar për mbështetjen e madhe për të. Lajmi për peticionin dhe suksesin e tij ka gjetur vend edhe në mediet e Shqipërisë.
"Vendi po përballet me rrezikun e izolimit ndërkombëtar. Kjo është një kërkesë për Kuvendin e Kosovës që ta ratifikojë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi si dhe ta ndalë idenë e shfuqizimit të Gjykatës Speciale", ka thënë Buzhala, në elaborimin për peticionin.
Buzhala ka parashikuar se deri në fund të javës, me këtë ritëm, peticioni do t'i ketë grumbulluar 15 mijë nënshkrimet e synuara.
Ai ka thënë se ky peticion do t'i dërgohet Kuvendit të Kosovës, për t'i treguar që "guximi qytetar është më i rëndësishëm se sa trimëria tribale, farefisnore".
Peticionin "online" mund ta nënshkruani duke dhënë emrin, mbiemrin dhe adresën e postës tuaj elektronike, në këtë adresë: Te ratifikohet Demarkacioni me Malin e Zi dhe te mos shfuqizohet Gjykata Speciale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail