Hani të mërkurën në Beograd, një ditë pas publikimit të Strategjisë për zgjerim të BE-së

Beograd, 2 shkurt 2018 (MIA) - Komisari evropian për Negociata për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johanes Han më 7 dhe 8 shkurt vjen për vizitë zyrtare në Serbi.
Hani do ta vizitojë Beogradin vetëm një ditë pas publikimit të Strategjisë së re për zgjerim të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, ndërsa pas Beogradit më 9 shkurt do ta vizitojë Podgoricën.
Pritet që komisari Han autoriteteve të Serbisë dhe Malit të Zi zyrtarisht t'ua dorëzojë edhe prezantojë dokumentin e Strategjisë së re për zgjerim të BE-së.
Në Beograd vlerësojnë se vizita e Hanit paraqet mirënjohje dhe mbështetje për Serbinë dhe Malin e Zi, të cilat Komisioni Evropian i njeh si lidere të eurointegrimeve në rajon dhe vende të cilat me Strategjinë do të fitojnë perspektivë për anëtarësim në BE në vitin 2025.
Më 6 shkurt shefja e diplomacisë të BE-së, Frederika Mogerini dhe komisari Johanes Han në Parlamentin Evropian do ta prezantojnë strategjinë për zgjerim për Ballkanin Perëndimor, pas çka deputetët evropianë do të mbajnë debat.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail