Strategjia për Ballkanin Perëndimor parashikon fillim të negociatave të Maqedonisë me BE-në në vitin 2019

Pragë, 5 shkurt 2018 (MIA) - Në versionin më të ri të Strategjisë për Ballkanin Perëndimor, citohet se vendet e rajonit do të bëhen anëtare të BE-së, "por jo në gjendjen në të cilën janë sot".
Komisioni Evropian sot do ta publikojë Strategjinë për perspektivë kredibile për zgjerim drejt Ballkanit Perëndimor, në të cilën parashikohen dy çështje të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me tërë rajonin, ndërsa të cilat duhet të zgjidhen para inkuadrimit të cilit do vend në BE: dialogu mes Serbisë dhe Kosovës dhe kontestet bilaterale.
Mali i Zi dhe Serbia edhe më tutje identifikohen si lidere në rajon, dhe pranimi i tyre në BE parashikohet deri në fund të vitit 2025, me atë që negociatat inkuadruese mund të përfundojnë në vitin 2023. Vitin e njëjtë, kur liderët në rajon do t'i përfundojnë negociatat, parashikohet fillim i procesit me Bosnja e Hercegovinën.
Maqedonia dhe Shqipëria pritet t'i fillojnë negociatat në vitin 2019.

Fundi i vitit 2019 është afati deri te i cili Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë marrëveshje për normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve.
"Sot, vendet tregojnë elemente të qarta të shtetit të robëruar, duke përfshirë edhe lidhjen me krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisë dhe administratës, si dhe përzierjen e fuqishme të interesit publik dhe privat", theksohet në versionin më të ri të Strategjisë, në të cilën Radio Evropa e Lirë kishte kontroll dhe vlerësohet se ajo krijon ndjenjë për ekzistim të mosndëshkimit dhe pabarazisë.
Në Strategjinë parashikohet se ekziston "përzierje politike e gjerë në mediat dhe kontrolli mbi to".
"Gjyqësi mjaft e fuqishme dhe e pavarur, si dhe qeveri dhe administrata përgjegjëse, janë të domosdoshme për sjelljen e ndryshimeve të nevojshme dhe të përhershme shoqërore", citohet në tekst.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail