Bruksel: Nuk ka hyrje në BE me automatizëm

Berlin, 5 shkurt 2018 (MIA) - Nuk do të ketë hyrje automatike për vendet e Ballkanit Perëndimor në BE në datë paraprakisht të caktuar, deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Shtefan Zajbert.

"Është e qartë se kandidatët për anëtarësim duhet të zbatojnë më tepër reforma", deklaroi Zajberg në prag të botimit të nesërm të strategjisë të Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Zajbert potencoi se Berlini gjithmonë e ka theksuar domosdoshmërinë duke vendosur perspektivë të qartë për anëtarësim të vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE, por madje pasi t'i plotësojnë kushtet e vendosura.
"Ka ende shumë punë para tyre lidhur me reformat themelore në gjyqësor, konkurrencë dhe bashkëpunim rajonal, mbi të gjitha, para hyrjes në BE, duhet t'i zgjidhin çështjet bilaterale", shtoi Zajbert.
Paraprakisht edhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Dejvid Makalister deklaroi se në vitin 2015 si afat për hyrje të Serbisë dhe Malit të Zi në BE është vetëm „datë kornizë“, e cila do të duhej t'i japin dinamikë të re procesit reformues.
Strategjia e Komisionit Evropian ndaj rajonit e titulluar "Perspektivë e besueshme e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor“ do të prezantohet nesër në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail