Papa dhe Erdogani bënë thirrje që terrorizmi të mos identifikohet me religjionet

Vatikan, 5 shkurt 2018 (MIA) - Papa Françesku sot e priti presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, ku të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se terrorizmi nuk mund të sillet në lidhje me religjionet dhe se nevojitet luftë e përbashkët kundër ksenofobisë dhe islamofobisë, lajmëroi agjencia turke e lajmeve Anadolu.
Një burim anonim nga zyra e Erdoganit për agjencinë deklaroi se takimi ishte në pajtim me traditën e Vatikanit dhe ka kaluar në atmosferë miqësore.
Burimi i njëjtë ka informuar se papa dhe presidenti turk kanë biseduar për shumë çështje të rëndësishme, duke e përfshirë edhe situatën rreth Jerusalemit, në Siri, por edhe ngjarjet në tërë Lindjen e Afërt, luftën kundër terrorizmit, krizën e refugjatëve dhe marrëdhëniet ndër-religjioze në botë.
Papa Françesku dhe Erdogani e kanë theksuar rëndësinë nga ruajtja e statusit të Jerusalemit në pajtim me rezolutën e KB-së dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare.
Ata u dakorduan edhe për nevojën nga "tregimi i gabimit" të bërë nga ana e Administratës amerikane në lidhje me vendimin për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.
Presidenti turk iu falënderua Papa Françiskos në porosinë për mbështetjen e Jerusalemit. Nga ana tjetër, Papa iu falënderua Erdoganit për mbështetjen që Turqia ia jep Jerusalemit dhe refugjatëve.
Takimi ishte një mundësi që Erdogani të këmbejë informacione me Papa Françeskun për luftën që Turqia në mënyrë aktive e zhvillon kundër terrorizmit në rajon, kumtoi burimi nga kabineti i presidentit turk.
Papa Françesku dhe Erdogani shprehën harmonizim të plotë edhe në lidhje me luftën e përbashkët kundër ksenofobisë dhe islamofobisë, ndërsa bënë thirrje edhe për përmbajtshmëri nga komente provokuese dhe retorika të cilat mund t'i përafrojnë terrorizmin dhe Islamin.
Ata e theksuan edhe rëndësinë për ndërtimin dhe mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Shefi i shtetit turk e potencoi faktin se Ankaraja zyrtare është për barazi të të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë së tyre fetare, duke përkujtuar se Turqia në këtë kontekst në periudhën e fundit ka restauruar 14 kisha dhe një sinagogë.
Duke e theksuar rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta të bashkësisë ndërkombëtare në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në botë, papa dhe Erdogani u pajtuan edhe në të ardhmen t'i vazhdojnë kontaktet dhe bashkëpunimin e drejtpërdrejtë.
Pas takimit me papa Fraçeskun, presidenti turk u takua edhe me sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pjetro Parolin, Përveç kësaj, presidenti turk në Romë do të ketë takime edhe me presidentin e Italisë, Serxho Matarela dhe me kryeministrin italian, Paolo Xhentiloni.
Erdogani është presidenti i parë i Turqisë, i cili pas 59 viteve të plota e ka vizituar Vatikanin. Për shkak të vizitës së tij, në Romë janë ndërmarrë masa të përforcuara sigurie.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail