Përfaqësues të lartë të BE-së dhe Erdogani do të takohen më 26 mars në Bullgari

Bruksel, 7 shkurt 2018 (MIA) - Përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian do të takohen me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan më 26 mars në Bullgari, që të bisedojnë për marrëdhëniet midis BE-së dhe Turqisë, si dhe për çështje rajonale, deklaroi zëdhënësi i BE-së.
Takimi në Varnë do të ndodhë në hije të marrëdhënieve të prishura midis Turqisë dhe BE-së, ndërsa diplomatë nga Brukseli pranuan se disa persona nga BE-ja mezi janë dakorduar për këtë takim.
Nikoqirë të darkës në të cilën do të marrë pjesë Erdogan do të jenë presidenti bullgar Bojko Borisov dhe kryetari i Këshillit të Evropës Donald Tusk, si dhe kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker.
"Ky do të jetë rast i mirë që në mënyrë të bashkuar ta vlerësojmë interesin e përbashkët dhe ndodhitë e paradokohshme në shtetin tuaj, midis të cilave edhe në sferën e qeverisjes së të drejtës dhe liritë fundamentale të cilat mbeten kyçe për ndërtim dhe perspektivë të marrëdhënieve midis BE-së dhe Turqisë", thuhet në ftesën për Erdoganin të cilën ia kanë dërguar dy përfaqësues të lartë të BE-së.
Marrëdhëniet midis përfaqësuesve zyrtarë të Ankarasë dhe BE-së u përkeqësuan pas puçit të pasuksesshëm në këtë shtet në vitin 2016 dhe për shkak të sulmeve verbale të Erdoganit të dërguara drejt Gjermanisë dhe Holandës, të cilat janë anëtare të BE-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail