Çdo vend i Ballkanit ndryshe distancohet nga BE-ja

Bruksel, 7 shkurt 2018 (MIA) - Komisioni Evropian dje e publikoi një strategji të re lidhur me gatishmërinë e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në strategji nuk është edhe shteti i shtatë - Turqia, e cila, gjithashtu, shpreson për pranimin në BE. Nga BE theksojnë se ky shtet u largua nga Evropa pas tentimit për grusht shtet në vitin 2016.
Komisioni Evropian jep raporte të rregullta për progresin e kandidatëve për anëtarësim në BE apo kandidatet potenciale. Vlerësimi i fundit ishte në nëntor, përkujton agjencia e lajmeve DPA, e cila publikoi një raport të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për atë se deri ku janë në rrugën drejt BE-së secila prej tyre.
Shqipëria: Dorëzoi lutje për anëtarësim në vitin 2009 dhe e fitoi statusin kandidat në vitin 2014. Në nëntor të vitit 2016 KE dha rekomandim se Tirana është e gatshme të fillojë negociata detajuese për bashkim pas fillimit të reformave kryesore gjyqësore, progres në luftën me korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe respektimin e të drejtave.
Bosnjë e Hercegovina: Shteti dorëzoi lutje për anëtarësim në vitin 2016, por janë të domosdoshme më shumë reforma të cilat duhet të zgjidhin probleme strukturore të thella të cilat e ngadalësojnë zhvillimin e shtetit, u theksua në vlerësimin e fundit të BE-së. Në mesin e prioriteteve janë përforcimi i gjyqësisë në pajtim me standardet e BE-së. Administrata joefikase, e emëruar në vitin 1995 për t'i dhënë fund luftës, u lejoi liderëve etnik me prirje armiqësore ndaj njëri-tjetrit t'u shmangen reformave të kërkuara me vite.
Kosova: Pesë anëtare të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës me çka anëtarësimi është perspektivë e largët. Kosova dhe BE-ja kanë arritur marrëveshje për lidhje më të afërta pjesërisht si shpërblim për progresin në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kosova duhet ta zgjidh kontestin kufitar me Malin e Zi që qytetarët të fitojnë regjim pa viza me BE-në.
Maqedonia: Shteti dorëzoi lutje për anëtarësim në vitin 2004 dhe e fitoi statusin e kandidates në vitin 2005. Fillimi i negociatave për anëtarësim disa herë u anulua për shkak të kontestit me Greqinë për çështjen e emrit të shtetit. Për momentin janë ripërtërirë angazhimet për dalje nga qorrsokaku.
Mali i Zi: Vendi dorëzoi lutje për anëtarësim në vitin 2008 dhe e fitoi statusin e kandidates në vitin 2010. Shteti konsiderohet si një prej lidereve për anëtarësim në BE nga rajoni. Akoma duhet të arrijë progres në segmentet - qeverisje e së drejtës, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Serbia: Shteti dorëzoi lutje për anëtarësim në vitin 2009, e fitoi statusin e kandidates në vitin 2017 dhe filloi negociata për anëtarësim në vitin 2014. Serbia është duke u shqyrtuar si kandidate për raundin e radhës të zgjerimeve të BE-së, së bashku me Malin e Zi. Beogradi mori lëvdata në vitin 2016 për rolin në ballafaqimin me valën e emigrantëve, e cila lëvizi drejt Evropës. Por, shteti duhet të tregojë vullnet politik për reforma në ekonomi dhe në qeverisjen e së drejtës, kumtoi Komisioni. Serbia duhet, gjithashtu, tërësisht t'i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën para se të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.
Turqia: Ankaraja zyrtare dorëzoi lutje për anëtarësim në vitin 1987 dhe filloi negociata për anëtarësim në vitin 2005. Në fillim të vitit 2016 BE i premtoi asaj "ringjalljen" e negociatave në këmbim të ndihmës së Ankarasë për ndalimin e valës së emigrantëve drejt BE-së. Por, marrëdhëniet BE-Turi u përkeqësuan pas tentimit për grusht shtet në korrik të vitit 2016 në Turqi dhe ngjarjet të cilat pasuan, në të cilat pati dëbime nga Armata dhe sektori publik dhe burgosjen e rreth 50.000 personave, në mesin e të cilëve edhe gazetarë. Të dyja palët duhet të bisedojnë në takimin në Varnë më 26 mars.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail