Thaçi merr pjesë në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore në Pjongçang

Prishtinë, 9 shkurt 2018 (MIA) - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas pjesëmarrjes në Lutjet e Mëngjesit në Uashington, ka udhëtuar për në Pjongçang të Koresë së Jugut.
Me ftesë të kryetarit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah, presidenti Thaçi po merr pjesë në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Dimërore në Kore të Jugut.
Siç njofton KosovaPress, gjatë pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike, Thaçi do të vizitojë fshatin olimpik, ku është i vendosur ekipi olimpik i Kosovës, duke i dhënë mbështetje skiatorit Albin Tahirit, i cili e përfaqëson Kosovën në këtë olimpiadë.
Presidenti Thaçi do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse në këtë olimpiadë.
Në Lojërat Olimpike në Pjongçang të Koresë së Jugut marrin pjesë mbi 20 burrështetas, si dhe shumë liderë dhe përfaqësues shtetërorë nga mbarë bota.
Flamuri i Kosovës për herë të parë në historinë e saj të Lojërave Olimpike Dimërore është ngritur dje në Pjongçang të Koresë Jugore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail