Mediat greke për takimin Erdogan - Ivanov

Athinë, 21 shkurt 2018 (MIA) - "Pozitë e përbashkët mes Ivanov-Erdogan kundër pozitave greke"; "Negativ lidhur me ndryshimin e Kushtetutës, presidenti i Shkupit - Mbështetje nga Erdogani"; "Goditje nga Ivanov - Erdogan për çështjen e Maqedonisë"; "Mbështetje nga Erdogan për IRJM, Ivanov: Ndërhyrje në pyetje si identiteti dhe Kushtetuta e bëjnë të vështirë zgjidhjen"; "Ivanov dhe Erdogan hedhin zjarr në bisedime nëpërmjet deklaratave provokuese", janë vetëm disa nga titujt e mediave greke për takimin e djeshëm të Kryetarit të Maqedonisë me Presidentin turk në Ankara, raporton korrespondenti i MIA-s në Athinë.
Qëndrimet e Rexhep Taip Erdogan dhe të Gjorgje Ivanov, nuk mbetën pa u vënë re nga mediumet onlajn në Greqi, por pa komente dhe analiza shtesë të gazetarisë.
Pothuajse të gjitha mediat onlajn, e morën tekstin të publikuar nga agjencia greke e lajmeve ANA-MPA nën titullin "Takim Erdogan - Ivanov në lidhje me çështjen e emrit në konferencë të përbashkët për shtyp", ku ishin përcjellë deklaratat e të dy kryetarëve. Agjencia e përcjell qëndrimin e Ivanovit se "ndërhyrja në çështjet siç janë gjuha, identiteti dhe Kushtetuta nuk kontribuon, por vetëm e vështirëson procesin e gjetjes të zgjidhjes", si dhe qëndrimin e Erdoganit se "ata të parët kanë pranuar vendin me emrin kushtetues Republika e Maqedonisë.
Përveç takimit të djeshëm Erdogan - Ivanov, onlajn portalet e mediave greke, në fokus kanë vënë dhe vizitën e sotme të kryeministrit Zaev, në Berlin.
"Kancelarja do të presë z.Zaev me nderime ushtarake në orën 12, ndërsa rreth orës 13:15 pritet që të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp", shkruan agjencia greke e lajmeve dhe përkujton se takimi i parë Merkel - Zaev u realizua në korrik të vitit të kaluar në margjinat e Samitit të BE-së - Ballkani Perëndimor në Trieste.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail