BE-ja mbështetje të parezervë ndaj Britanisë së Madhe në rastin "Skripal"

Bruksel, 19 mars 2018 (MIA) - Bashkimi Evropian shpreh tronditje nga helmimi i ish agjentit të dyfishtë Sergej Skripal dhe jep mbështetje të pa rezervë Britanisë së Madhe.
Ministrat e punëve të jashtme të BE-së të cilët në këto momente kanë takim në Bruksel përmes kumtesës së përbashkët shprehën solidaritet me Britaninë e Madhe dhe u shprehën se "shumë seriozisht" e kuptojnë vlerësimin e qeverisë britanike se Federata Ruse është përgjegjëse për këtë veprim.
"Bashkimi Evropian është i tronditur nga përdorimi i agjentit nervor ushtarak, i tipit të atyre të cilat i përdor Rusia, në territorin evropian pas më shumë se 70 vitesh", citohet në kumtesë.
BE-ja kujton se përdorimi i armëve kimike paraqet shkelje të konventave ndërkombëtare dhe paraqet "kërcënim për sigurinë e të gjithëve".
BE-ja i bën thirrje Rusisë urgjentisht t'ju përgjigjet pyetjeve të parashtruara nga ana e Britanisë së Madhe dhe menjëherë plotësisht të zbulojë "Noviçok programin" para organizimit për ndalesë të përdorimit të armëve kimike, BE", thuhet në komunikatë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail