Daçiq dhe Bërnabiq për çështjen e Kosovës

Beograd, 23 mars 2018 (MIA) - Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se nuk pret ndonjë gjë nga vazhdimi i sotëm dialogut në Bruksel.
Daciq, për mediat serbe sot deklaroi se është skeptik sa i përket këtij takimi përderisa ka shfaqur dyshimet e tij për bashkësinë ndërkombëtare.
"Gjithmonë kam thënë se bashkësia ndërkombëtare po e gënjen Vuciqin. Është e vërtetë se ka diçka të shkruar që nga viti 2013, për të arritur një marrëveshje ligjore të normalizimit, por askush nuk e ka shpjeguar ndonjëherë se çfarë ka në këtë marrëveshje", është shprehur Daçiq.
I pyetur në lidhje me disa raportime të mediave serbe se ky shtet ka një ultimatum "ose Kosova në OKB, ose bllokadë", Daçiq e mohoi një gjë të tillë.
"Është e pamundur që të ndodhë një gjë e tillë" u shpreh ai.
"Mund të ketë presione, mirëpo në qofte se dikush mendon se Vuçiq do e njohë Kosovën, nuk e njeh as Vuçiqin as Serbinë" ka deklaruar ministri Daçiq, raportojnë mediat serbe.
Për çështjen e Kosovës sot u prononcua edhe kryeministrja Ana Bërnabiq e cila tha se lidhur me këtë çështje duhet të "merren parasysh pozicionet e të dy popujve".
Bërnabiq tha se Serbia është e gatshme të marrë pjesë në zgjidhjen e problemit në mënyra të matura dhe të përgjegjshme, por Serbia nuk do ta njohë ekzistencën e një shteti tjetër në territorin e saj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail