Daçiq: Serbia është e gatshme për kompromis

Beograd, 13 prill 2018 (MIA) - Aktiviteti diplomatik i Serbisë është drejtuar drejt asaj që të gjendet një zgjidhje e përhershme për problemin e Kosovës, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.
"Të gjitha takimet, të cilat u mbajtën dhe do të realizohen, janë shumë të rëndësishme si përgatitje e terrenit për ndonjë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për Kosovën. Serbia është e gatshme për kompromis dhe ne kemi bërë disa veprime të rëndësishme", deklaroi Daçiq për televizionin, duke e komentuar vizitën e sotme të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Gjermani.
Ai tha se shefi i diplomacisë franceze Zhan-Iv Le Drian është mahnitur nga "vullneti dhe gatishmëria e Serbisë" të japë shumë me qëllim që të arrijë zgjidhje të përhershme.
"Pa Francën dhe Gjermaninë është vështirë të dakordohet zgjidhje me partnerët evropianë", deklaroi Daçiq.
Duke folur për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, Daçiq tha se është shumë e rëndësishme të shihet se si ata persona zyrtarë reagojnë për ngjarjet rreth AKS.
"Madje ish-kryeministri i Suedisë, Karl Bild përqeshte mendimin e ekipit të Federika Mogerinit se do të niset drejt përgatitjes së AKS-së, pesë vite pas arritjes së Marrëveshjes së Brukselit. E përshëndesim këtë dëshirë që të fillohet nga pika e vdekur dhe madje as në momentet më të vështira nuk kemi thënë se e ndërpresim dialogun", deklaroi Daçiq, duke shtuar se AKS-ja është test kyç për Prishtinën dhe BE-në.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail