Takim i presidentin të Kosovës me kryeministrit bullgar

Prishtinë, 16 prill 2018 (MIA) - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisov, me të cilin ka biseduar për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe për perspektivën evropiane të Kosovës dhe vendeve të Evropës Juglindore.
Me këtë rast, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se me kryeministrin e Bullgarisë ka folur mes tjerash për dialogun me Serbinë dhe stabilitetin rajonal.
"E falënderoj kryeministrin e Bullgarisë për vizitën dhe vëmendjen e vazhdueshme për vendin tonë. Me kryeministrin Borisov patëm një takim të shkëlqyer. Diskutuam për rrugën evropiane të Kosovës dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve. Biseduam që Kosova të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së", theksoi Thaçi pas takimit.
Pas takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, në vijim janë bisedimet me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Duke thënë që dialogu është i pa alternativë, Borisov tha se Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në normalizimin e marrëdhënieve të tyre.
"Dialogu është i pa alternativë. Ju jeni të detyruar që bashkë me serbët të zgjidhni këtë mosmarrëveshje me njëri-tjetrën. Po ju drejtohem gjithë liderëve të Ballkanit, lëreni në një anë egoizmin sepse kjo po shkakton probleme në rajon", tha kryeministri bullgar.
Në suaza të vizitës njëditore, Borisov do të realizojë takim edhe me shefat e misioneve të BE-së në Kosovë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail