Meta:Rekomandimi pozitiv i KE-së, hap i rëndësishëm përpara

Tiranë, 18 prill 2018 (MIA) - Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta priti sot Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Komisionit Evropian, Federika Mogerinin.
Meta, siç transmeton ATSH-ja, mirëpriti rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, në vlerësim të përpjekjeve të mëdha e ndër vite të Shqipërisë në procesin e saj të pakthyeshëm të integrimit evropian.
Kreu i shtetit shqiptar theksoi se ky rekomandim me rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe rajonin, duhet të shërbejë si katalizator i një uniteti më të konsoliduar dhe i përqëndrimit të punës në thellimin e reformave kyçe për vendin.
Meta vuri në dukje se të gjithë ata që ndjehen pjesë e këtij suksesi të përbashkët duhet gjithashtu të mbartin pjesën e tyre të përgjegjësisë për më shumë punë në të ardhmen, duke ruajtur fokusin për një vendim pozitiv gjatë mbledhjes së Këshillit në qershor.
Ai vlerësoi gjithashtu faktin se rekomandimi pozitiv edhe për Maqedoninë është një hap me rëndësi strategjike për stabilitetin dhe sigurinë rajonale, me urimin që vendimi për çeljen e negociatave të anëtarësimit edhe me këtë partner të rëndësishëm rajonal të merret me vendosmëri dhe pa vonesë.
Duke e njohur Përfaqësuesen e Lartë edhe me zhvillimet e tjera në rajon, Meta theksoi se pas ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, dhe përparimit në zbatimin e MSA-së, Kosova duhet sa më parë të përftojë liberalizimin e vizave drejt hapësirës Shengen dhe të ecë përpara në procesin e saj të integrimit evropian.
Meta shprehu bindjen se përparimi në këto procese për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të krijojë një klimë më pozitive ndërmjet vendeve të rajonit, e domosdoshme për të avancuar në çështje të tjera të mprehta, ende të pazgjidhura.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail