Haradinaj: Asociacioni formohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë, 19 prill 2018 (MIA) - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media sot ka folur për mënyrën e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe ultimatumit të Listës Serbe për këtë proces.
Ai deklaroi se Asociacioni do të formohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe se ultimatumi i dhënë nga Lista Serbe, se nëse nuk bëhen hapa konkret nga Qeveria e Kosovës, ata do ta formojnë atë njëanshëm, nuk paraqet ndonjë efekt.
"Ka ndryshuar gjendja, Kosova është në rrugën e hartimit të Statutit të Asociacionit. Ultimatumi bie poshtë", tha Haradinaj në konferencën për shtyp pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës.
Institucionet e Kosovës kanë themeluar një grup punues i cili do të merret me hartimin e Statutit të Asociacionit ndërsa dje në Beograd, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se Serbia do ta presë këtë ekip që ta kryejë punën e vet brenda afatit prej 3 muaj e gjysmë.
Nga ana tjetër, sot në Zveçan përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës do të mbajnë një takim me anëtarët e ekipit drejtues për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Në këtë takim pritet të vijë edhe zyrtari i lartë i Qeverisë së Serbisë, ndihmës-drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail