Mogerini e lavëdroi rolin e Malit të Zi në Ballkan

Podgoricë,19 prill 2018 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini gjatë vizitës së sotme në Podgoricë e lavdëroi rolin e Malit të Zi në Ballkan.
"Mali i Zi ka rol kyç në rrethimin e shteteve tjera ballkanike në rrugën drejt BE-së. Politika e jashtme e Podgoricës është në pajtueshmëri të plotë me BE-në", theksoi Mogerini.
Ajo shtoi se vendi duhet të punojë në përmirësimin e sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave.
Mogerini është përfaqësuesja e parë e lartë zyrtare që u takua me presidentin malazez, Milo Gjukanoviq, pasi që ai fitoi në zgjedhjet presidenciale fundjavën e kaluar.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian para vizitës në Mal të Zi, qëndroi në Tiranë dhe në Shkup. Pas vizitës në Podgoricë, Mogerini do ta vizitojë Serbinë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail