SHBA-ja dyshon në aftësinë e Turqisë të organizojë zgjedhje korrekte në gjendje të jashtëzakonshme

Uashington, 20 prill 2018 (MIA) - SHBA-ja shprehu dyshim në aftësinë e Turqisë të organizojë zgjedhje korrekte në momentin kur në vend është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme.
"Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme do të jetë e vështirë të zbatohen zgjedhje të lira, korrekte dhe transparente, në pajtim me legjislacionin turk dhe angazhimet ndërkombëtar të Turqisë", deklaroi zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Herder Navart.
Ajo përkujtoi se në Turqi është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme tashmë dy vjet, pas tentimit të pasuksesshëm për grushtet në korrik të vitit 2016.
"Kemi shqetësim lidhur me aftësinë e tyre ta bëjnë këtë gjatë gjendjes së tillë të jashtëzakonshme", theksoi Navart.
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan kumtoi se më 24 qershor në vend do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail