Stejt Departamenti pa koment për tërheqjen e ambasadorit turk nga SHBA-ja

Uashington, 15 maj 2018 (MIA) - Stejt Departamenti amerikan sot bëri të ditur se është i njohur me vendimin e Turqisë për thirrjen e ambasadorit të saj në Uashington në konsultime në Ankara, por se nuk e komenton vendimin e tillë.
"E dimë që Turqia i ka thirrur në konsultime ambasadorin e saj", deklaroi një përfaqësues të Stejt Departamentit, duke refuzuar ta komentojë procedurën e Ankarasë.
Zëvendëskryeministri turk dhe zëdhënës qeveritar Bekir Bozdag pas seancës së djeshme të Qeverisë informoi se ambasadorët e Turqisë në Izrael dhe në SHBA janë thirrur të vijnë në konsultime në Ankara.
Vendim i tillë është marrë pas zhvendosjes së djeshme të Ambasadës amerikane në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem dhe përleshjet në kufirin midis Izraelit dhe Rripit të Gazës, me ç'rast janë vrarë mbi 60 palestinezë.

Bozdag paralajmëroi se Turqia ka kërkuar mbajtjen e një takimi urgjent të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI) për shkak të këtyre ngjarjeve. Takimi me siguri do të mbahet të premten.
Ambasadori turk në Izrael, Kemal Jokem pasdite udhëton për në Ankara, ndërsa tani për tani nuk ka informacione kur në Turqi do të kthehet edhe kolegu i tij nga SHBA-ja.
Kërkesa e këtillë e Naehut i është transmetuar në takimin në Ministrinë e Punëve të jashtme të Turqisë, ku është ndarë edhe protestë për shkak të masave që i kanë ndërmarrë forcat izraelite të sigurisë të protestave në Rripin e Gazës.

Në ngjarjet në Gazë reagoi edhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, i cili i dënoi masat e forcave izraelite të sigurisë dhe Izraelin e quajti "shtet terrorist".
Në reagimin e tillë të Erdoganit u përgjigj kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i cili e porositi se nuk duhet t'i japë leksione Izraelit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail