KE kërkon nga Qeveria e Kosovës ta zvogëlojë numrin prej 74 zëvendësministrave

Prishtinë, 16 maj 2018 (MIA) - Komisioni Evropian i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të vendosë një kufi për numrin e zëvendësministrave qoftë përmes Projektligjit për funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura ose atij për Qeverinë, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo thirrje ka dalë nga konkluzionet e përbashkëta të Grupit të Veçantë për Reformë të Administratës publike, të publikuara dje, pas takimit që ishte zhvilluar në fund të muajit prill.
Komisioni Evropian thekson se ndikimi politik mbi emërimet dhe shkarkimet vazhdon të jetë një shqetësim serioz.
"Palët kanë rënë dakord që rregullorja për rekrutimin e nëpunësve civilë të lartë duhet të rishikohet menjëherë me ndihmën e ekspertëve për të siguruar respektimin e plotë të parimit të meritës dhe se do të miratohet nga Qeveria deri më 17 shtator 2018", thuhet në konkluzion.
Qeveria e Ramush Haredinajt ka gjithsej 74 zëvendësministra, gjegjësisht nga pesë, madje edhe më shumë zëvendës në një ministri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail