Erdogan paralajmëroi bojkot të Izraelit pas zgjedhjeve

Ankara, 22 maj 2018 (MIA) - Turqia do t'i rishqyrtojë marrëdhëniet ekonomike me Izraelin pas zgjedhjeve më 24 qershor, deklaroi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.
Deklarata e Erdoganit vjen pasi Organizata për bashkëpunim islamik (OBI) vendosi të vendosë embargo për prodhimet izraelite.
"Shpresoj se vendet e OBI-së do ta zbatojnë vendimin për embargo në praktikë", deklaroi ai. "Ne kuptohet, gjithashtu, do ta vlerësojmë situatën. Turqia do t'i analizojë marrëdhëniet e saj me ata (Izraelin), veçanërisht marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare", shtoi Erdogan.
Ai saktësoi se hapat në këtë drejtim do të ndërmerren pas zgjedhjeve.
Të premten në Stamboll u mbajt takim i jashtëzakonshëm i Organizatës për bashkëpunim islamik, në të cilin Turqia u bëri thirrje vendeve myslimane të bashkohen në mbrojtjen e palestinezëve kundër Izraelit dhe paralajmëroi se vendimi amerikan për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit është vetëm njëri prej shumë aksioneve kundër botës islamike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail