Takim i Haradinaj me papën, Anton Berisha: Ditë e madhe për Kosovën

Prishtinë, 23 maj 2018 (MIA) - Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, së bashku me një pjesë të delegacionit me të cilin po qëndron për vizitë zyrtare në Vatikan, sot është pritur në audiencë private në Selinë e Shenjtë nga papa Frençesku, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Siç informon portali "Gazeta ekspres", takimi me papën është mbajtur sot paradite, derisa kabineti i kryeministrit do të publikojë fotografi nga ngjarja pas disa orëve.
Në takim me kryetarin e Kishës Katolike ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha, i cili në bisedë telefonike me portalin ka paralajmëruar se kjo është një "ditë e madhe për Kosovën".
Haradinaj dje në Vatikan ishte pritur edhe nga sekretari shtetëror, kardinali Pietro Parolin, nga i cili ka kërkuar që Selia e Shenjtë ta njohë pavarësinë e Kosovës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail