LDK kërkoi debat kuvendor për premtimet e koalicionit qeveritar

Prishtinë, 23 maj 2018 (MIA) - Grupi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) paralajmëroi se sot në Kuvendin e Kosovës do të dorëzojë kërkesë për debat në lidhje me premtimet e koalicionit qeveritar PAN, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Shefi i këtij grupi të deputetëve, Avdullah Hoti deklaroi se kërkesa për debat për "Kornizën afatmesme për shpenzimet e periudhës 2019-2021", është me qëllim të kërkohet llogari nga koalicioni PAN rreth përmbajtjes së këtij dokumenti, i cili, sipas tij, nuk i reflekton premtimet e koalicionit qeveritar për shumë çështje ekonomike.
"Sot Grupi Parlamentar i LDK-së e dorëzon kërkesën për debat parlamentar lidhur me "Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021", që është aprovuar në Qeveri dhe dorëzuar në Kuvendin e Kosovës. Në parim, ky dokument duhet të reflektojë premtimet e koalicionit qeverisës PAN për zhvillim ekonomik prej 8-10 për qind, rritje të punësimit, investime në arsim e shëndetësi dhe premtime të tjera, të cilat premtime as për së afërmi nuk shihet se do të mund të realizohen", shkruajti Hoti në Fejsbuk.
Ai theksoi se do të kërkojë përgjigje për secilën pikë.
"Duhet të mësohet secili politikan se nuk ka më hapësirë në politikë për mashtrime, fraza e premtime boshe gjatë fushatës, ndërkaq kur merret qeverisja harrohen të gjitha. Ne do të kërkojmë llogari në emër të qytetarëve për secilin premtim të koalicionit PAN", njoftoi Hoti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail