Pekin i gatshëm të stimulojë investime kineze në Ballkanin Perëndimor

Buenos Ajres, 23 maj 2018 (MIA) - Qeveria kineze është e gatshme të stimulojë investime strategjike të kompanive kineze në Bullgari, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropën Qendrore dhe Lindore, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme i Kinës, Vang Ji në takim me kolegen e tij bullgare Ekaterina Zaharieva.
"Do të doja të nxisim shumë kompani kineze të investojnë në Bullgari, në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropën Qendrore dhe Lindore. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë rreth kësaj çështje", theksoi Vang në bisedën me Zaharievën të mbajtur në Buenos Ajres në margjinat e mbledhjes ministrore të vendeve-anëtare të G-20.
Siç njofton Ministria bullgare e Punëve të Jashtme, Zaharieva nga ana e saj e informoi Vang në Samitin e paradokohshëm BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Sofje edhe për idenë për financim të serisë së projekteve infrastrukturore në vlerë prej 30 miliardë euro.

"Personalisht kryeministri bullgar Bojko Borisov është i angazhuar për tërheqje të financave për këto projekte të Ballkanit. Ne jemi urë mes Evropës dhe Azisë. Besoj se në takimin në kuadër të nismës "16+1" që do të mbahet në Sofje në korrik, do të ndihmojmë shumë për zhvillimin e rajonit, i cili ka nevojë për rrugë shtetërore, hekurudha, largpërçues dhe gazpërçues", deklaroi Zaharieva.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail