Haradinaj: Çështjet me Serbinë të zgjidhen me njohje, e jo me pazare

Prishtinë, 10 qershor 2018 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj konsideron se mënyra e vetme të mbyllen çështjet mes Kosovës dhe Serbisë është pajtimi i të dy popujve dhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Kosova.
Qëndrimin e tillë Haradinaj e nxori në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, që është mbajtur në Prizren me rastin e 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.
Kosova, sipas kryeministrit Haradinaj gjendet në një periudhë të ndjeshme, sepse konsideron ai, "çështjet e pazgjidhura me Serbinë duhet të zgjidhen "me pazare të reja politike".
Haradinaj tha se e vetmja mënyrë për të përmbyllur një luftë mes Kosovës dhe Serbisë është njohja e Kosovës nga Serbia pa pazare të tjera në dëm të shqiptarëve.
"Popujt duhet të punojnë për kohëra të vështira, shqiptarët duhet të punojnë të gjithë për kohë të vështira, burrat e dheut të asaj kohe shihet se kishin menduar ndër vite se mund të ju vie ajo ditë", tha Haradinaj.
Seancën e sotme për përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit e ka udhëhequr kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i cili tha se ajo organizatë "e themelon vetëdijen kombëtare të shqiptarëve, i krijon standardet e patriotizmit dhe identitetit bashkëkohor të shqiptarëve dhe në të njëjtën kohë dhe platformën dhe programin për çlirim dhe pavarësi".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail