Policia italiane konfiskon 2,5 tonë marijuanë

Tiranë, 11 qershor 2018 (MIA) - Roja bregdetare italiane ne zonën e Brindisit ka kapur një mjet lundrues me 2,5 ton hashash ne bord.
Mediat italiane, transmeton TCH, shkruajnë se mjeti mund të jetë nisur nga Bregdeti i Vlorës dhe trafikantët kanë mundur të largohen sapo kanë parë policinë italiane qe po i ndiqte.
Mjeti lundrues që lëvizte me shpejtësi në ujërat italiane, në largësi rreth 40 milje nga bregu është pikasur gjatë kontrollit nga rojet bregdetare italiane.
Menjëherë në ndjekje janë vënë dy mjete lundruese të policisë italiane "Guardia di Financa" duke e interceptuar mjetin lundrues të llojit gomone, i cili ishte i ngarkuar dhe lëvizte me shpejtësi.Ndërkohë partnerët italianë kanë njoftuar Policinë Kufitare në Shqipëri. Disa mjete të Policisë Kufitare dhe të "Guardia di Financa" në Durrës dhe Vlorë janë vënë në gatishmëri, në pritje të hyrjes së gomones në ujërat territoriale shqiptare. Por gomonia e ngarkuar, në ndjekje nga GdF ka shtuar shpejtësinë duke hedhur në det ngarkesën.
Më pas ajo i është drejtuar territorit të Malit të Zi, duke u futur në këto ujëra.Policia malazeze e ka interceptuar gomonen, por pas një ndjekje për rreth një orë, ka humbur gjurmët e saj, transmeton TCH.
Ndërkohë që Guardia di Financa ka rikuperuar mallin e hedhur në det në ujërat ndërkombëtare në afërsi të ujërave territoriale të Malit të Zi, ku rezultoi dy ton e 475 kilogramë marijuanë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail