Haradinaj përshëndet marrëveshjen e arritur midis Maqedonisë dhe Greqisë për emrin

Prishtinë, 12 qershor 2018 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas arritjes së marrëveshjes për emrin e Maqedonisë, ka thënë se "çdo lajm i mirë nga rajoni na përafron të gjithëve me strukturat dhe vlerat euro-atlantike të cilat bashkërisht i synojmë".
Haradina, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se i gëzohet lajmit të shumëpritur për arritjen e marrëveshjes historike për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.
"Lidershipi i të dyja vendeve u tregua i vendosur dhe vizionar për të kontribuar në përmbylljen e një çështjeje të hapur të Ballkanit Perëndimor. Çdo lajm i mirë nga rajoni ynë, na përafron të gjithëve me strukturat dhe vlerat Euro-Atlantike të cilat bashkërisht i synojmë. Uroj që në këtë frymë konstruktive të përmbyllen të gjitha temat tjera historike të mbetura hapur nga e kaluara në Ballkan", ka shkruar Haradinaj në Facebook.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail