Marrëveshjen Maqedoni-Greqi, Veseli: Model për fqinjët

Prishtinë, 13 qershor 2018 (MIA) - Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mbrëmë në mes të Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit.
Veseli, siç citon Kosovapress, ka vlerësuar se kjo marrëveshje shërben si model inkurajues për fqinjët.
"Marrëveshja e arritur për çështjen e emrit është një lajm i jashtëzakonshëm dhe i shumëpritur për paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit. Ajo shërben si model inkurajues për të gjithë popujt fqinj, që t'i zgjidhin problemet e së kaluarës nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit. Unë jam veçanërisht i gëzuar që falë kësaj Republikës së Maqedonisë Veriore po i zhbllokohet rruga drejt anëtarësimit në NATO dhe BE", deklaron Veseli.
Ai gjithashtu ka përgëzuar bashkëkombasit në këtë shtet për këtë arritje, si dhe ka falënderuar ata për qëndrimin konstruktiv dhe pro-integrimit që kanë mbajtur vazhdimisht.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail