Analizë: Partitë greke për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë

Athinë, 14 qershor 2018 (MIA) - Ekzistimi i gjuhës maqedonase dhe kombit maqedonas në marrëveshjen ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë janë vërejtjet kryesore nga partitë opozitare greke, pasi ishte arritur zgjidhje ndërmjet dy shteteve.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, komentet e partive opozitare në Greqi janë negative, sipas ngjarjeve të deritanishme publike, deklaratave dhe kumtesave dhe ndoshta nuk do ta mbështesin marrëveshjen. Mbetet enigmë se ndoshta partia Potami megjithatë do të marr qëndrim të ndryshëm nga Lëvizja për ndryshime, por ajo që është e sigurtë është se në debatin e nesërm në parlamentin grek, të gjitha partitë do t'i hapin letrat dhe do ta shprehin pozitën e tyre.
Nga partitë opozitare greke, Unioni i centralistëve dhe Agimi i Artë, si dhe partneri i koalicionit në qeveri, Grekët e Pavarur, nuk pajtohen me emër të përbërë me termin e përfshirë Maqedonia, prandaj sipas kësaj, me siguri do të votonin kundër marrëveshjes.
Zëdhënësi qeveritar dhe ministri pa resor, Dhimitris Xanakopullos në një intervistë për radion greke "Real fm" shfaqi shpresë se kur Maqedonia do t'i përfundojë të gjitha obligimet e parapara dhe marrëveshja të arrijë në parlament, do të pranohet nga shumica e gjerë parlamentare.
"Deri në këtë moment, atë që po e shoh është se Potami, Lëvizja e Socialistëve Demokratik, E Majta Demokratike, japin deklarata në mënyrë pozitive në lidhje me marrëveshjen", tha Xanakopollus duke përmendur partitë e majta qendrore si pjesë e koalicionit Lëvizja për ndryshime, në të cilën është PASOK.
MIA, i transmeton pozicionet e partive greke sipas qëndrimeve të tyre pasi ishte arrit marrëveshje ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.
Demokracia e Re
Partia më e madhe opozitare në Greqi, Demokracia e Re, jo vetëm që nuk pajtohet me marrëveshjen e arritur, por thotë se qeveria nuk ka legjitimitet politik që ta nënshkruajë, duke marrë parasysh se partneri i koalicionit në qeveri nuk pajtohet me zgjidhjen.
Nga Demokracia e Re, në vazhdimësi e akuzon qeverinë për diplomaci të fshehtë, vlerësojnë se marrëveshja është e keqe dhe problematike, "sepse është në kundërshtim me qëndrimin e shumicës së popullit grek".
Siç publikoi MIA, gjithnjë e më e sigurtë është se nga Demokracia e Re do të dorëzojnë kërkesë për votim të mosbesimit të qeverisë greke.
Lëvizje për ndryshime
Koalicioni i partive qendrore majtistëve PASOK, E Majta Demokratike, Reka dhe Lëvizja e Socialistëve Demokratë, e cila tashmë vepron si Lëvizje për ndryshime, sipas mediave greke mbrëmë deri vonë kanë biseduar dhe e kanë shqyrtuar marrëveshjen e këshillit politik të partisë.
Liderja e PASOK-ut, Fofi Genimata ka komentuar se marrëveshja ësht e keqe, derisa ndërkaq lideri i Lëvizjes e Socialistëve Demokratik, Jorgos Papandreu dhe prefektit të Athinës Jorgos kaminis, sipas mediave greke, kanë thënë se edhe krahas kësaj që marrëveshja ka disa "pika gri", lëviz në drejtim pozitiv.
Genimata, siç paraprakisht publikoi MIA, tha se nëse në revizionin e Kushtetutës kyçet edhe përshtatja e kombësisë dhe gjuhës konform me emrin e ri dhe nëse ftesa për integrime në NATO dorëzohet pas përfundimit të procesit, atëherë marrëveshja do të mund të pranohet.
Partia Komuniste e Greqisë
Nga Partia Komuniste e Greqisë nuk pajtohen me marrëveshjen dhe e akuzojnë qeverinë greke se jep "letër me rekomandime" për integrim në NATO dhe i pranon qytetarët e Maqedonisë dhe gjuhën maqedonase.
Në bisedë telefonike menjëherë pas marrëveshjes së arritur të martën në mbrëmje, sekretari i përgjithshëm i partisë, Dimitris Kucabas, i ka potencuar Aleksis Ciprasit se me kushtet, marrëveshja është në ajër derisa të përfundon procesi i paraparë dhe ka potencuar se me marrëveshjen "mbetet fara e irredentizmit me pranimin e qytetarit të Maqedonisë dhe të gjuhës maqedonase.
Lidhja e Centralistëve
Partia e vogël greke Lidhja e Centralistëve që në zgjedhjet e fundit në Greqi, për herë të parë hyri në Parlamentin grek është kundër emrit të përbërë me kyçjen e termit Maqedonia.
Kryetari i Partisë, Vasilis Levendis, konsideron se Qeveria ka bërë gabim të madh që "e jep emrin Maqedoni pa bërë negociata".
Agimi i Artë
Nga Agimi i Artë, konsiderojnë se marrëveshja është tradhti dhe kombëtarisht i papranueshlm, ndërsa të shtunën pasdite do të organizojnë protestë në Selanik.
Sipas liderit të Partisë, Nikos Mihialolakos, "askush nuk ka të drejtë të heqë dorë nga emri i Maqedonisë, që nuk është vetëm një emër, por shpirti i popullit". Ai dërgon akuza dhe kritika deri te kryeminsitri grek se ka heq dorë nga e drejta e gjuhës maqedonase dhe kombësisë maqedonase.
Grekët e Pavarur
Edhe krahas kësaj që janë pjesë e qeverisë së koalicionit, Grekët e Pavarur kanë qëndrim diameltrialisht të kundërt në krahasim me SYRIZA-n dhe gjithashtu si dhe Agimi i Artë dhe Lidhjes s] Centralistëve, nuk praniojnë emër të përbërë me termin e përfshirë Maqedoni.
Pasi u arrit marrëveshje, ndërsa teksti nga marrëveshja tashmë është dërguar deri te të gjitha partitë dhe i kapshëm edhe për qytetarët, përmes mediave, Nga Grekët e Pavarur nuk dolën me qëndrim dhe koment.
Qëndrimi e Kamenosit, siç publikoi MIA, e ka komentuar kryeministri grek në intervistën e djeshme për ERT. Cipas tha se Panos Kamenos e ka njoftuar se do ta mbajë qëndrimin fillestar dhe nuk do të votojë për marrëveshjen, por nuk do ta rrëzojë Qeverinë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail