Çeku: Shumica e serbëve kërkojnë të hyjnë në Forcat e Sigurisë së Kosovës sesa t'i braktisin

Prishtinë, 10 korrik 2018 (MIA) - Zëvendësministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Agim Çeku deklaroi se organet kompetente i kanë identifikuar personat të cilët sipas instruksioneve të autoriteteve të Beogradit, u kanosen dhe i shantazhojnë serbët të cilët janë pjesëtarë të FSK-së që ta braktisin atë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Çeku në një intervistë për T7, mbrëmë tha se këta persona kryesisht kryejnë presion ndaj prindërve të pjesëtarëve të forcave të Kosovës për t'i bindur fëmijët e tyre të dalin nga FSK-ja.
"Shantazhuesit dhe kanosësit janë identifikuar dhe organet e rendit merren me ta", tha Çeku, duke implikuar se e gjithë puna koordinohet nga Beogradi zyrtar.
Sipas ish-kryeministrit dhe ish-ministër i FSK-së, më i madh është numri i serbëve të cilët çdo ditë paraqitjen për të qenë pjesë e Forcës së Kosovës sesa i atyre të cilët kërkojnë t'i braktisin.
Përveç kësaj, tha Çeku, edhe shumica e atyre që kanë dorëzuar kërkesë për t'u liruar nga shërbimi, vazhdojnë çdo ditë të vijnë në punë.
Mediat në Kosovë dhe në Serbi informojnë se në dhjetë ditët e kaluara rreth 40 serbë të Kosovës kanë dorëzuar kërkesë për t'u liruar nga shërbimi në Forcat e Sigurisë së Kosovës.
Sipas autoriteteve kosovare dhe mediave në gjuhën shqipe, ata në shpjegimin e tyre kanë thënë se nuk mund t'i rezistojnë presionit dhe kanosjeve të autoriteteve serbe dhe të strukturave paralele serbe në Kosovë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail