Dua Lipës i dhurohet “Çelësi i Prishtinës”

Prishtinë, 10 gusht 2018 (MIA) - Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa së bashku me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti kanë mbajtur një takim, me ç'rast asaj i është dhuruar edhe çelësi i qytetit të Prishtinës.
"Sot prita në takim këngëtaren me famë botërore, Dua Lipa, me ç’rast i prezantova 'Çelësin e Prishtinës' për promovimin që i ka bërë kryeqytetit me Festivalin 'Sunny Hill'. Falënderojmë Duan që po e vendosë Prishtinën në hartën botërore me koncertet dhe me sukseset e saj", u shpreh Ahmeti.
Ndërkaq, këngëtarja shprehu falënderime për mbështetjen e vazhdueshme që po i jepet asaj.
“Ky është vetëm fillimi për ecjen dhe përparimin e artit dhe kulturës së Kosovës që do ta bëjmë së bashku. Faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme që më jepni, pa juve nuk do të isha këtu, sepse e di që më keni mbështetur duke dëgjuar këngët e mija”, u shpreh Dua Lipa.
Pas këtij takim të dy kanë bërë fotografi, e ku njëra prej tyre ishte edhe duke e bërë shqiponjën, simbolin e shqiptarëve.
Dua pritet që sot të performojë në festivalin “Sunny Hill Festival”, i cili fillon sot dhe mbaron të dielën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail