Konfirmohet vdekja e një personi nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë

Prishtinë, 13 gusht 2018 (MIA) - Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës sot konfirmoi se në Kosovë një grua 82-vjeçare ka vdekur nga ethet e Nilit Perëndimor, ndërsa një tjetër, 52-vjeçare, e cila ka qenë e infektuar nga i njëjti virus, është kuruar dhe lëshuar në kurim shtëpiak, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Naser Ramadani, drejtor i Institutit, për televizionin KTV deklaroi se nuk ka vend për panik, por apelon deri tek qytetarët që të evitojnë dalje nga shtëpia herët në mëngjes dhe në mbrëmje, kur pickimet nga mushkonjat, të cilat mund ta bartin virusin infektues, janë më të shpeshtuara. Gjithashtu qytetarët udhëzohen që të paraqiten tek mjeku në qoftë se pas pickimit nga mushkonja vërejnë keqësim të gjendjes shëndetësore.
Mediat sot e publikuan informatën nga Qendra Evropiane për Mbrojtje dhe Kontroll të Epidemive, e cila njoftoi se në periudhën nga 3 e deri më 9 gusht, si pasojë e infektimit nga virusi, në Evropë kanë vdekur 17 persona, prej të cilëve nëntë në Serbi, tre në Greqi, tre në Itali dhe nga një në Rumani dhe Kosovë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail