Liberalizimi i vizave për Kosovën në rend dite të Komitetit LIBE të PE -së më 29 gusht

Prishtinë, 17 gusht 2018 (MIA) - Komiteti për të Drejtat e Qytetarëve, Drejtësisë dhe Punë të Brendshme (LIBE) të Parlamentit Evropian do ta shqyrtojnë liberalizimin e vizave për Kosovën më 29 gusht, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Prishtina.
Ministrja e Integrimit Evropian të Kosovës Dhurata Hoxha dje gjatë një bisede telefonike me raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, Igor Sholtes me të cilin diskutoi hapat e ardhshëm për procesin e liberalizimit të vizave duke pasur parasysh faktin se tashmë i gjithë procesi është në duart e institucioneve të BE-së pas plotësimit të kritereve nga ana e Kosovës, ku Shotles ka thënë liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë në agjendë dhe jemi optimist që të marrë dritën e gjelbër për të ecur tutje
Ministrja Hoxha e informoi eurodeputetin se Kosova është duke vazhduar reformat dhe zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim dhe kërkoi që procesi i vendimmarrjes sa i përket liberalizimit të vizave të përshpejtohet.
Hoxha, theksohet në kumtesë, ka theksuar se qytetarët e Kosovës e kanë të qartë se janë në prag të liberalizimit të vizave dhe po presin me padurim lëvizjen e lirë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail