Liderët e Luginës së Preshevës kërkojnë bashkim përmes një Rezolute nga Kuvendi i Kosovës

Prishtinë, 10 shtator 2018 (MIA) - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot liderët politik të Luginës së Preshevës, të cilët kanë kërkuar nxjerrjen e një Rezolute në Kuvendin e Kosovës, me të cilën do të kërkohej bashkimi i Luginës me Kosovën.

Thaçi në një konferencë për shtyp, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit politik dhe institucional nga komunat e Luginës, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovoc tha se tashmë është deklaruar vullneti i shqiptarëve të Luginës për t'u bashkuar me Kosovën dhe në të ardhmen do të ketë dinamizëm për realizimin e këtij objektivi.

Presidenti i Kosovës tha se do të punojnë që përfaqësuesit politik të Luginës të jenë pjesë e dialogut përfundimtar Kosovë-Serbi, kur ka të bëjë me të ardhëm e tyre.

Ai tha se ka mirëpritur idenë edhe që përmes fondeve të ndryshme të shihet mundësia se si të ndihmohen shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Sipas tij, ideja e nxjerrjes së një Rezolute nga Kuvendi i Kosovës do t’i procedohet edhe kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, shefave të Grupeve parlamentare në mënyrë që të ketë mbështetje unike për këtë çështje.

Shqipërim Arifi, kryetar i Preshevës tha se sot tek presidenti Thaçi kanë shpalosë idenë për një Rezolutë që do të duhej të dalë nga Kuvendi i Kosovës për të drejtën e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail