Delavi: SHBA-të vazhdojnë me mbështetjen e parezervë për Kosovën

Prishtinë, 18 shtator 2018 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delavi, i cili së shpejti përfundon misionin e tij diplomatik atje.
Veseli ka falënderuar ambasadorin amerikan për kontributin e pazëvendësueshëm në shtyrjen përpara të shumë proceseve pozitive në vendin tonë, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer ndër vite.
Veseli tha se bashkëpunimi dhe miqësia midis Kosovës dhe SHBA-së, tashmë është e çimentuar dhe e pakthyeshme, njofton Express.
Duke i uruar diplomatit amerikan suksese të reja në karrierën e tij të mëtutjeshme, Veseli shfaqi përkushtimin për të vazhduar bashkëpunimin me drejtuesin e ri të Ambasadës amerikane në Prishtinë.
Ambasadori Delavi, nga ana e tij, u shpreh i lumtur që për disa vite ka drejtuar misionin diplomatik amerikan në Kosovë, ndërsa falënderoi kryeparlamentarin Veseli për bashkëpunimin.
Delavi konfirmoi edhe njëherë se SHBA-ja do të vazhdojë të mbetet mbështetëse e parezervë e Kosovës në ecjen e saj përpara dhe kapërcimin e sfidave që ajo ka para vetes.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail