Thaçi kërkon vendimet që do t'i nënshkruajë me Vuçiqin të mos ratifikohen në Kuvend

Prishtinë, 21 shtator 2018 (MIA) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po përpiqet për t'ia mundësuar vetes të drejtën të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë për zgjidhje përfundimtare të kontesteve mes dy vendeve, por që ajo marrëveshje të mos ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Që ta shmangë votimin në Parlament për atë që si kryenegociator i Kosovës do ta arrijë me kolegun e tij serb Aleksandar Vuçiq, ndërkaq për çka nevojiten votat e dy të tretave të deputetëve, Thaçi kërkoi nga Gjykata kushtetuese e Kosovës interpretim të nenit 18 të Kushtetutës, me të cilin rregullohet miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ndërshtetërore të vendit.
Në kërkesën për interpretimin e këtij neni të Kushtetutës, Thaçi thirret në praktikën për arritje të marrëveshjeve mes Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të së drejtës në Kosovë - EULEKS, që u realizua me letra qëllimesh mes dy subjekteve, të cilat u nënshkruan nga shefi i shtetit të Kosovës dhe atij të EULEKS-it. Për marrëveshjen e këtillë bilaterale me BE-në nuk është paraparë votimi.
Megjithatë, siç komentojnë mediumet kosovare, neni, interpretimin e të cilit e kërkon Thaçi nga Gjykata kushtetuese, parasheh se për të gjitha çështjet që u përkasin marrëveshjeve ndërkombëtare të cialt kanë të bëjnë me territorin e Kosovës, paqja, aleancat, çështjet nga sfera e mbrojtjes dhe sigurisë dhe të ngjashme, duhet të ratifikohen në Kuvendin e Kosovës me shumicë prej dy të tretash.
Kërkesa e Thaçit për interpretim të nenit të përmendur të Kushtetutës, Gjykata ksuhtetuese e ridërgoi në Kuvendin e Kosovës, pas çka spikeri Kadri Veseli mbrëmë ua ndau deputetëve, të cilët për të duhet tëd eklarohen deri më 28 shtator.
Disa mediume dhe analistë në Kosovë pohojnë se me presion të këtillë ndah Gjykatës kushtetuese, Thaçi po tenton të sigurojë terren për t'i zbatuar në vepër qëllimet e tij dhe të kolegut të tij serb Aleksandar Vuçiq për arritje të zgjidhjes përfundimtare për kontestet mes dy shteteve përmes këmbimit të territoreve.
Ribërjen e kufijve mes dy vendeve, që do të nënkuptonte Kosovës t'i bashkangjitej Lugina e Preshevës, ndërkaq Serbisë pjesë të veriut të Kosovës, Thaçi e quan "korrigjim të kufirit", ndërsa Vuçiq "rikufizim me Kosovën".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail