Haradinaj: Në dialog në asnjë mënyrë nuk duhet të përfshihet mundësia e korrigjimit të kufijve

Prishtinë, 22 shtator 2018 (MIA) - Kërkimfalja nga ana e Serbisë duhet të jetë parakusht për të arritjen e marrëveshjes së pajtimit e cila do të rezultonte me njohjen e Kosovës, ndërsa në dialog në asnjë mënyrë nuk duhet të përfshihet mundësia e korrigjimit të kufijve, rekomandon kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Ai në një intervistë për RTV 21 thotë se nuk pranon të marrë pjesë në asnjë proces ku flitet për ndarje.
"Qëndrimin e kam të qartë: nuk lejoj, nuk pranoj, nuk e mbështes, nuk marr pjesë në një proces në të cilin preken kufijtë e vendit tim", tha Haradinaj.
Kosova, shton kryeministri kosovar, nuk e ka luksin që t’i diskutojë dhe rihapë kufijtë e vet.
"Jemi njohur nga më shumë se 100 shtete me këta kufij, jemi anëtarë të institucioneve ndërkombëtare me këta kufij. Hapja e çështjes së kufijve në cilindo variant, është rikthim në para pavarësi dhe është rrezik i madh që bart rreziqe të pamenaxhueshme", shtoi ai.
Megjithatë, Haradinaj tha se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë dhe se duhet të arrihet pajtim mes Kosovës e Serbisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail