Kurti: Duhet të ndalojë aventura a rrezikshme e Thaçit me kufijtë

Prishtinë, 23 shtator 2018 (MIA) - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, e ka quajtur "aventurë personale" të presidentit kosovar Hashim Thaçi idenë për korrigjimin e kufijve, prandaj kjo sipas tij, duhet të ndalet sa më parë, raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Kurti në një konferencë me kryetarë të degëve të kësaj partie, shtoi se është e domosdoshme që mos të vazhdohet me këtë lojë të rrezikshme.
"Kjo aventurë personale e presidentit duhet të ndalet. Është e domosdoshme që të mos vazhdojmë këtë lojë të rrezikshme", tha Kurti.
Lideri i partisë së dytë më të madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar që ekipi negociator me Serbinë të formohet vetëm pasi nga shtetit fqinjë të kërkohet përgjegjësi për vrasjet e kryera, të zhdukurit, dhunimet dhe plaçkitjet gjatë luftës së fundit.
"Duhet t’i dërgohet ajo liste Serbisë dhe t'i themi se i kemi 1500 persona të zhdukur, 20 mijë gra të dhunuara. Ne kemi nevojë t’i drejtohemi Serbisë për borxhin që na e ka. Pajtohem që një ditë të ketë një ekip të tillë negociator, por jo pa kaluar në një fazë të tillë të domosdoshme", porositi Kurti.
Kurti javën e kaluar i bëri thirrje qytetarëve të Kosovës, partive politike dhe organizatave civile për të dalë në protestë, e cila, në organizimin e partisë së tij, do të mbahet më 29 shtator në Prishtinë. Qëllimi i protestës, siç tha udhëheqësi i Vetëvendosjes, është "të ndalohet pazarllëku me kufijtë e Kosovës", shteti "të mbrohet nga Thaçi" dhe populli i Kosovës të tregojë se "nuk i nënshtrohet një njeriu të vetëm". mp/16:05
###
.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail