Rezultatet e para jo të plota nga zgjedhjet për Parlamentin e Federatës së BeH-së

Sarajevë, 8 tetor 2018 (MIA) - Sipas rezultateve të para jo të plota të Komisionit qendror zgjedhor për Parlamentin e Federatës së BeH-së, partia më e fuqishme parlamentare në Federatën e BeH--së është Partia për aksion demokratik (SDA) e Bakir Izetbegoviq me 25 për qind të votave të fituara.
Pas saj vijon koalicioni i bashkuar rreth Bashkësisë demokratike kroate të Dragan Çoviq me 18 për qind, pastaj Partia Socialdemokrate me 14 për qind të votave të fituara.
Fronti demokratik, lideri i të cilës Zhelko Komshiq fitoi si kandidat për anëtar kroat të Kryesisë së BeH-së, fitoi tetë për qind të votave në Federatën e BeH-së, ndërsa pas saj është Partia për ardhmëri më të mirë të Fahrudin Radonçiq, me gjashtë për qind.
Lëvizja e sapoformuar për aksion demokratik është në kufi të pragut prej pesë për qind për hyrje në Dhomën përfaqësuese të Parlamentit të Federatës së BeH-së.
Këto rezultate jo të plota janë kumtuar në bazë të 57,11 për qind të votave të përpunuara dhe 91 për qind prej tyre llogariten të pavlefshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail