Thaçi: Moment historik për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën

Prishtinë, 10 tetor 2018 (MIA) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se është momenti historik që të jetësohet e drejta legjitime e qytetarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, e deklaruar më 1 dhe 2 mars 1992, në kuadër të dialogut ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Thaçi në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar se të hënën dhe të martën ka pasur takime me përfaqësues të botës akademike, të biznesit, të rinj, studentë, ish-përfaqësues të UÇPMB-së, të diasporës shqiptare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë, kryesisht nga Lugina e Preshevës, ndërsa temë kryesore e bisedimeve ka qenë bashkimi i Luginës me Kosëvën.
"Bashkëngjitja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit ishte kryetema e bisedave tona. Ishte konkludim i përbashkët se është momenti historik që të jetësohet e drejta legjitime e qytetarëve të kësaj treve, e deklaruar më 1 dhe 2 mars 1992, në kuadër të dialogut ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, ka shkruar Thaçi.
Ai shton se në konferencën në Erevan të Frankofonisë në Erevan në Armeni do të flasë për mundësinë e korrigjimit të kufijve, me mundësi për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail