SHI ka planifikuar destabilizim të Kosovës me sulme ndaj serbevë dhe KFOR-it

Prishtinë, 10 tetor 2018 (MIA) - Një grup prej gjashtë kosovarëve i lidhur me grupin xhihadist Shteti Islamik (SHI) ka planifikuar sulme terroriste në Kosovë, Francë dhe Belgjikë, kumtoi Prokuroria Speciale pas hetimit gjashtëmuajsh.
Siç raportoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, sipas aktakuzës, të parashtruar javën e kaluar, grupi i lidhur me struktura të larta të ISIS kishte ndërtuar plane për të destabilizuar Kosovën dhe sjellë atë në gjendjen e vitit 2004. Ndërsa për ta arritur këtë qëllim grupi kishte ideuar sulme në diskoteka në Graçanicë sulm mbi Kishën Ortodokse në Mitrovicën e Veriut e deri tek sulmet vetëvrasëse mbi KFOR-in.
Pak ditë pasi Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 6 personave për vepra penale që lidhen me terrorizmin, Kallxo.com sjell detaje për pretendimet e Prokurorisë për mënyrë e organizimit të këtyre personave, planet për sulme terroriste, mënyrën e përzgjedhjes së vendeve dhe kohën kur do të sulmohej, pasojat që synoheshin të shkaktoheshin si dhe mënyrën e financimit të këtyre aktiviteteve terroriste.
Njëri nga të akuzuarit e prokurorisë Bujar Behrami në mbrojtjen e tij të dhënë në Polici më datë 12 shtator 2018 ka pranuar veprimet e tij inkriminuese duke shpalosur të dhëna të tjera në lidhje me mënyrën se si ka ardhur ideja për sulme, nga ku parashihej të vinin paratë, si rekrutoheshin personat për sulme, çfarë armë zjarri e çfarë eksplozivë e mjete të tjera do të përdoreshin për kryerjen e këtij sulmi.
Në dëshminë e tij Behrami thotë se financimin e ka bërë shefi i zbulimit të organizatës terroriste Abu Ahmed përmes personit A4 ndërsa paratë do të dërgoheshin nga ish vendet Sovjetike si Kirgistani, Rusia apo Uzbekistani. Ai personalisht ka marrë 9.000 euro nga një person nga Gjermania, të identifikuar me inicialet M.M.
Sipas tij, së pari ishte planifikuar sulm ndaj futbollistëve izraelitë dhe tifozëve në Shqipëri në nëntor të vitit 2016 dhe atë së pari me dron me shpërthyes, ndërsa pastaj edhe me armë automatike. Prej se ky plan është parandaluar nga policia shqiptare, për të cilën në maj të këtij viti gjykata kosovare dënoi nëntë persona, së bashku me komandantët e SHI-së me prejardhje nga Kosova, Lavdrim Muhaxheri dhe Ridvan Aqifi, kanë filluar të planifikohen sulme në Kosovë. Komunikimi me Muhaxherin dhe Aqifin, sipas Behramit, ka vazhduar deri në shkuarjen e tyre në Siri në vitin 2017.
"Ideja ime ishte që të bëhej sulm ndaj objekteve të fesë ortodokse për Krishtlindjet e tyre. Fillimisht nuk kishte as mjete financiare e as njerëz për të bërë diçka. Unë në lidhje me këtë kam hulumtuar në internet se ku ndodheshin kishat e tyre dhe pastaj kam bërë hulumtime për helm të fortë e eksploziv", përshkruhet deklarata e Behramit në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
"Në lidhje me kryerjen e sulmeve, unë dhe A2 kemi planifikuar që t’i përfshimë personat që ishin të dënuar dhe që ishin në pritje të përfundimit të vuajtjes së dënimit për terrorizëm. Plani për festën e pashkëve ka qenë I ngjashëm me atë të krishtlindjeve dhe sulmet parashihej të ndodhnin në Graçanicë, Mitrovicë, Pejë dhe Prizren", përshkruhet në aktakuzën e Prokurorisë.
Si duket edhe ky plan kishte dështuar në mungesë të njerëzve dhe si rrjedhojë plani ishte shtyrë për një festë tjetër serbe.
Për dallim nga dy të akuzuarit e parë, i akuzuari i tretë Gramoz Shabani sipas aktakuzës kishte cak Belgjikën dhe Francën ku synonte kryerjen e sulmeve terroriste në vende të frekuentuara me qytetarë. Shabani sipas aktakuzës mban edhe shtetësinë belge.
Duke vepruar sipas udhëzimeve të akuzuarit Gramoz Shabani, e akuzuara Edona Haliti sipas aktakuzës gjatë muajit maj dhe deri më 2 qershor 2018 është përfshirë në veprime inkriminuese të përgatitjes së sulmeve terroriste të Kosovës duke planifikuar të bëjë sulm vetëvrasës me materie eksplozive në automjet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail