Haradinaj: Njohja e Kosovës nga Sllovakia do ta përforcojë stabilitetin rajonal

Prishtinë, 21 qershor 2019 (MIA) – Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pas mëngjesit të sotëm të punës me ministrin sllovak të Punëve të Jashtme dhe kryesues i OSBE-së Mirosllav Lajçak, deklaroi se njohja e Kosovës nga ana e Sllovakisë do të nënkuptonte kontribut të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit.

Siç informon korrespodenti i MIA-s nga Prishtina, Haradinaj tha se me ministrin Lajçak dhe bashkëpunëtorët e tij kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe për bashkëpunimin mes të dyja vendeve, “veçanërisht në rrugën e përbashkët drejtë integrimeve euroatlantike”, si dhe për bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Kosovë.

“E falënderova ministrin Lajçak për qëndrimin e tij të qartë kundër shkëmbimit të territoreve dhe theksova se njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, veçanërisht nga Sllovakia, është një kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë e stabilitetin e gjithë rajonit”, deklaroi Haradinaj. ia/fc/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail